Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

Tetovë, 29 korrik – Nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” konsiderojnë se vendimi që partitë politike parlamentare ta ndryshojnë Kodin Zgjedhor (neni 62) në prag të zgjedhjeve lokale dhe miratimi i ligjit me procedurë të përshpejtuar, e shohim si kontrabandë tendencioze dhe veprim skajshmërisht jodemokratik.

 

“Ne jemi thellë të bindur që ky veprim ka për qëllim vetëm mbrojtjen e interesave të partive të vjetra politike dhe parandalimin e nismave të reja të pavarura qytetare si dhe aktivistëve civilë që janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, për ta ndryshuar gjendjen e degraduar të komunave tona. Partitë në pushtet këtë vendim e morën menjëherë pas shpalljes publike që organizatat si Qyteti i Gjelbër Human – Shkup, Më Mirë Për Tetovën – Tetovë, Përndryshe – Manastir, Kandidatët e Gjelbër – Gazi Babë/Shkup etj do të garojnë me lista të këshilltarëve të pavarur. Kjo është tregues i qartë që partitë e vjetra janë të vetëdijshme që kanë humbur besimin te votuesi i pavarur dhe se e kanë të rrezikuar komoditetin për udhëheqje pa përgjegjësi dhe llogaridhënie. Është indikative se partitë e vjetra fillimisht përshëndetën pjesëmarrjen e listave të pavarura në zgjedhje, por me siguri pasi kanë bë anketa të brendshme dhe kanë vërejtur mbështetjen e madhe që këto lista e gëzojnë te qytetarët, ndryshuan strategjinë dhe tani me metoda antidemokratike duan të na pengojnë”, theksojnë nga nisma.

Nga “Më Mirë Për Tetovën” thonë se kryeministri bashkë me partitë e tjera, në vend që t’i adaptojë edhe te  shembujt pozitivë të vendeve demokratike si Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia apo Malta ku pengesat për pjesëmarrje në zgjedhje pothuajse janë larguar,  e bën të kundërtën.

“Sheh si t’i pengojë dhe sabotojë ato me procedura të komplikuara burokratike në periudhë  kur pandemia nuk është shuar, me qëllimin e vetëm – për të ruajtur monopolin e partive të vjetra në shoqëri dhe duke përjashtuar përfshirjen në vendimmarrjen e qytetarëve si parim themelor demokratik të të drejtave të njeriut dhe të garantuar edhe me Kushtetutë. Madje vendet e rajonit nuk kanë kurrfarë pengesash që partitë e vjetra  kanë për qëllim që t’i implementojnë në vendin tonë”, thonë mes tjerash nga nisma.

“Më Mirë Për Tetovën” së bashku me nismat e tjera me mbështetje e të paktën 20 organizatave joqeveritare në Maqedoni, i dërguan letër presidentit Stevo Pendarovskit, Shtëpisë Evropiane – Shkup, Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Misioneve Diplomatike në vend të përgjigjen lidhur me këtë vendim me siç, konsiderojnë, pengohet procesi zgjedhor demokratik në vend. 

Related posts

Protesta në Tetovë për djegien e spitalit COVID: Drejtësi, përgjegjësi dhe dorëheqje e qeverisë

Redaksia

Rikonstruohet rruga në fshatin Bojanë, ndërtohet rrjet i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit

N E

Selami u bën thirrje qytetarëve: Hapni derën dhe regjistrohuni!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More