Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Nismëtarët për kongres të jashtëzakonshëm në VMRO, kritikojnë Mickoskin

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Iniciatorët për kongres të jashtëzakonshëm në VMRO-DPMNE nuk janë të kënaqur me propozimin si dhe dështimin e propozimit të kryetarit Mickoski për kongres të jashtëzakonshëm të partisë. Për to, Mickoski duhet të ishte dorëhequr.

“Nëse ishte i sinqertë në qëllimin e tij, ai nuk do të fshihej pas Komitetit qendror i cili edhe ashtu është me mandate të skaduar dhe ta shfrytëzojë si mburojë për udhëheqjen e mëtejme me partinë, por do ta shfrytëzonte dispozitën e statutit për të dhënë dorëheqje dhe me këtë do të krijonte kushte për kongres të jashtëzakonshëm”, tha Borçe Stamov, iniciativa për kongres të VMRO-së.

Edhe dorëheqja e Igor Janushevit nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të partisë, sipas nismës për kongres në VMRO, është e dyshimtë dhe kërkon sqarime.

“Nëse e shohim që partinë e trazojnë skandale financiare, një pjesë e të cilëve janë zbuluar dhe do të zbulohen edhe të tjera, besojmë se arsyet pas shkarkimit të tij janë të tjera”, u shpreh Borçe Stamov, iniciativa për kongres të VMRO-së.

Mickoski ndërkohë i cilëson si sulme kërkesat dhe kritikat e këtilla, nga bashkëpartiakët që e kundërshtojnë si dhe nga oponentët politik.

“VMRO-DPMNE-ja gjithmonë, nga hienat politike dhe të tjerat, ka qenë, është dhe do të jetë objekt sulmi. Të gjithë duan ta vënë në shënjestër shtyllën kryesore dhe bartëse të nacionalitetit maqedonas dhe shtetit maqedonas. Detyrë e kësaj gjenerate politikanësh në VMRO-DPMNE është ta mbajë këtë strukturë të pastër dhe të ruhet nga hienat politike, pa dallim a janë ata nga kundërshtari jonë politik, nga brenda, ose nga vende të tjera”, deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Oponenti politik, LSDM-ja, vlerëson se në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë.

“Ngjarjet e fundit në VMRO-DPMNE janë dëshmi se brenda në parti nuk ka ndryshuar asgjë. Kur ta shikoni përbërjen e të Komitetit ekzekutiv, përfshirë këtu edhe Antonio Milloshovskin dhe gjithë ekipin e drejtuar nga Nikolla Gruevski, mund të përfundojmë se struktura kriminale në pallatin e bardhë mbetet”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së një natë më parë refuzoi kërkesën e Mickoskit për kongres të jashtëzakonshëm në të cilën ai nuk do të kandidonte përsëri. Partia emëroi anëtarë të ri në Komitetin ekzekutiv dhe duhet të zgjedhë sekretar të përgjithshëm të ri. Për mediat u tha se Janushevi dha dorëheqje për arsye personale.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...