Agjencia Zhurnal.mk

“Nissan” pret 6,35 miliardë dollarë humbje për shkak të pandemisë

Kompania “Nissan Motor” parashikon një humbje neto prej 670 miliardë yen (6,35 miliardë dollarë) për vitin aktual financiar, për shkak të rënies së shitjeve në mes të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot kompania.

“Për të kufizuar përhapjen e COVID-19, kompania ndërpreu prodhimin në vendet e prodhimit në të gjithë botën”, tha kompania në një deklaratë.

“Performanca e kompanisë vazhdon të ndikohet nga klima sfiduese e biznesit”, shtoi ajo.

“Nissan”, partner i “Renault”, parashikon gjithashtu një humbje operative prej 470 miliardë yen për vitin deri në mars 2021, ndërsa pret që shitjet vjetore të bien me 21% nga viti i kaluar financiar, në 7,8 trilionë yen/DPA.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!