Agjencia Zhurnal.mk

Nissani pret humbje deri në 1.5 miliardë euro nga largimi nga Barcelona

Nissan Motor Co ka vlerësuar se mbyllja e fabrikës së saj në Barcelonë mund t’i kushtojë në rreth 1.5 miliardë euro, raporton Reuters.

Çmimi i mbylljes është në qendër të debtatit në Spanjë, me qeverinë që thotë se do të ishte më e lirë nëse fabrikat vazhdojnë të operojnë, transmeton KOHA. Një zëdhënës i Nissanit ka refuzuar të komentojë këtë.

Javën e kaluar prodhuesi japonez kishte konfirmuar se do të largohet nga Barcelona për shkak të planit për të kthyer gjërat për së mbari, por një gjë e tillë ka shkaktuar protesta të punëtorëve dhe një angazhim të Madridit që të bëjë gjithçka që mundet që ta bindë këtë kompani të vazhdojë të qëndrojë.

Gazeta katalunase La Vanguardia të hënën ka raportuar se në dokumentet e Nissanit thuhet se mbyllja e fabrikës do t’i kushtonte 1.45 miliardë euro, duke i lënë të papunë rreth 3 mijë punëtorë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!