Nivele të larta të pesticidit metomil, i dëmshëm për njerëzit zbulohen në speca të kuq të prodhuar në Maqedoni

nga Xh M

Zagreb, 6 tetor – Nivele të larta të pesticidit metomil, i cili është i dëmshëm për njerëzit, janë zbuluar në speca të kuq të prodhuar në Maqedoni – ka bërë të ditur Sistemi Evropian për Sigurinë Ushqimore (Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF), njoftojnë mediat e rajonit.

Sipas komunikatës për shtyp të kësaj organizate evropiane, në specat e importuar në Kroaci nga Maqedonia, pas kontrollit zyrtar të tregut, është zbuluar prania e kësaj substance të dëmshme në nivel prej 0,049 miligramë metomil për kilogram.

Sasia e lejuar është 0,01 miligramë për kilogram, që do të thotë se niveli i zbuluar ishte pesë herë më i lartë se norma e lejuar, ndaj është urdhëruar tërheqja e produktit nga tregu i Bashkimit Evropian, sipas raportimeve.

Inspektimi tregtar është kryer më 23 shtator, ndërsa njoftimi zyrtar është publikuar më 3 tetor.

Metomili është një insekticid karbamat, i cili është futur në përdorim që në vitin 1966 dhe njihet për toksicitetin e lartë ndaj njerëzve dhe kafshëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More