Kumanovë, 10 maj – Niveli i ujit në Pçinjë afër Pelincës ka kaluar një metër, njoftuan sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Matjet kanë treguar se sot niveli i ujit është 105 centimetra, që është pothuajse dy herë më i lartë se dita e djeshme kur niveli i ujit ishte 51. Ndryshe, vlerat mesatare për muajin maj janë 54.
SH.A. Ujësjellësi “Fusha Kumanovë – Likovë” ndërkaq ka dalë me informacion se në nivel të rajonit verilindor janë regjistruar tetëmbëdhjetë pika kritike për derdhje të mundshme të lumenjve në dy lokacione afër fshatrave Bellakovcë dhe Jaçincë të Kleçovcës, në atarin e i fshatit Pelincë në dy lokacione, një afër qendrës përkujtimore të ASNOM-it, Koince, Stërnovac, Vojnik, afër Pçinjës, Opajë, Bërzak, Agino Sello dhe Tabanoc.
Në Komunën e Rankovcës pikat kritike janë Opila dhe Psaça.
“Tani për tani nuk ka raportime për derdhjen e lumenjve në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër”, deklaroi nënkryetari i komunës, Boban Cvetanovski.
Dje në Kumanovë kanë rënë 31 litra shi për metër katror.