Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Një 72 vjeçari i konfiskohen 148.000 në vendkalimin kufitar në Tabanoc

Shkup, 7 maj – Zhurnal.mk – Një 72 vjeçari, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Preshevë- Tabanoc i janë marrë 148.000 euro që doganierët serb i gjetën në automjetin “Mercedes” me targa gjermane i cili nga Gjermania ka udhëtuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë fundjavës.

Siç ka njoftuar Drejtoria doganore e Serbisë, ai në kufi ka deklaruar se nuk ka çka të paraqesë, përveç gjësendeve personale dhe 10.000 eurove të lejuara, por gjatë kontrollit detajor janë gjetur gjithsej 158.000 euro në bankënota prej 500 dhe 200 euro në sediljen e pasme të automjetit.

“10.000 euro menjëherë i janë kthyer pasagjerit sipas rregullave të vlefshme të Serbisë dhe BE-së që mund të transportohen përmes kufirit, derisa për shumën e ngelur gjykata kompetente ka sjellë vendim në procedurë urgjente. Udhëtari është gjobitur dhe i janë marrë 148.000 euro të paparaqitura në interes të buxhetit shtetëror të Serbisë”, njoftoi Dogana

Postime të ngjashme

188 shoferë të sanksionuar për parakalim të parregullt, 1/3 nga Tetova

Zekirija Haxhiu

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Dafina Vidishiqi

Vret vëllain pas mosmarrëveshjes për bagëti

Dafina Vidishiqi

Arrestohen tetë persona, ndërpritet ahengu shtëpiak në Shkup

Dafina Vidishiqi

Shkup, 253 kundërvajtje në komunikacion

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...