Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Një adoleshent pa patentë shofer me BMW përplasi mjekun Gjorgji Jota në Shkup

Kirurgu Gjorgji Jota mbrëmë është shtypur në udhëkryqin nga bulevardi “Nënë Tereza” dhe rruga “Elisie Popovski Marko” në Shkup.

Mjeku 58-vjeçar është shtypur nga një 16 vjeçar, i cili pa patentë shofer ka vozitur automjetin BMW.

Mjeku Jota me lëndime të rënda është dërguar në Kompleksin klinik Nënë Tereza.

Rastin e ka vërtetuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në datën 25.02.2021 në orën 20.30 është denoncuar se në udhëkryqin nga bulevardi “Nënë Tereza” dhe rr.”Elisia Popovski-Marko” automjeti motorik i udhëtimit “BMW X6 me targa të Shkupit i drejtuar nga një 16 vjeçar ka goditur në Gj.J.(58) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori, të cilat u konstatuan në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”. Është kryer inspektim në vendin e aksidentit nga ekipi inspektues i SPB Shkup” – thuhet në raportin e policisë.

Siç informojnë një pjesë e mediave, mjeku është në gjendje kome.

Postime të ngjashme

Zbulohen pesë shtetas shqiptarë duke punuar ilegalisht

S.B.

Ministria e Brendshme u deklarua për rastin e të miturës së sulmuar në Veles

S.B.

Aksidentohet një veturë në Kumanovë, humb jetën një person

S.B.

Në Shkup 153 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, 61 për tejkalim të shpejtësisë

S.B.

Rritet numri i rasteve me para të falsikuara

S.B.

‘Dhunonte nënën’, Konflikt brenda familjes, pas sherrit vëllai plagos me thikë vëllain

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...