Kuriozitete

Një ajsberg nuk mund ta ketë fundosur Titanikun, zbulon një studim i ri

Zhurnal Ads

Një hulumtim i ri interesant ngre pyetje të mëdha rreth asaj që ndodhi me të vërtetë në një natë fatale më 14 prill të vitit 1912, ku u fundos anija gjigante Titaniku.

Gjetja kryesore e studimit të ri është se hemisfera veriore ishte në mbërthimin e një stuhie magnetike atë natë, e cila mund të kishte ndryshuar leximet e lundrimit të Titanikut, duke ndikuar si në kursin e tij të planifikuar ashtu edhe në informacionin që ekuipazhi ndau për vendndodhjen e tyre gjatë sinjaleve për ndihmë, transmeton Telegrafi.

Dielli ka një bërthamë që digjet në miliona gradë, dhe shpesh në sipërfaqen e tij ka shpërthime diellore gjigante me madhësinë e Tokës ose edhe më të mëdha.

Në vetëm pak minuta ato valë nga shpërthimet diellore mund të mbërrijnë në Tokë dhe të shkaktojnë shumë probleme.

Autorja e studimit Mila Zinkova thotë se nëse një shpërthim diellor është mjaft i fortë, ai mund të shtrembërojë fushën magnetike të Tokës dhe të shkaktojë kërdi me instrumente magnetike si busulla. Edhe sot, shpërthimet diellore ndërhyjnë në rrjetin elektrik dhe trafikun hapësinor.

Zinkova pohon se ndikimi në busulla ndikoi në koordinatat e raportuara në sinjalet e ndihmës. “Oficeri i katërt i Titanikut Joseph Boxhall përpunoi pozicionin SOS të anijes. Ai nuk kishe dhënë pozicionin e saktë të anijes së Titanikut.

Anija e shpëtimit Carpathia ka të ngjarë të ketë të njëjtin informacion të gabuar. “Busullat mund të kishin qenë nën ndikimin e stuhisë gjeomagnetike derisa të arrinte varkat e shpëtimit”, vazhdon Zinkova.

Postime të ngjashme

VIDEO/ Donte të merrte arushin, 4-vjeçarja ngec brenda makinerisë së lodrave

admin

Koha e përkryer për sfidë, austriaku thyen rekordin botëror – qëndron në akull 2 orë e 57 sekonda

admin

Deshi të hidhet me parashutë me ndihmën e instruktorit, dyshja ngecin të varur për nëntë minuta në rrotat e aeroplanit – mrekullisht zbresin në tokë pa ndonjë lëndim

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...