Një arsye që mund t’ju nxisë të konsumoni shumë ushqim në një vakt

Kjo nuk është hera e parë që tregon se zhurma ndikon në atë që hamë.

 

Muzika që dëgjoni në kohën e vaktit, mund të ndikojë në llojin e ushqimit që hani. Ky është zbulimi i një studimi të ri nga Universiteti Aarhus në Danimarkë, i cili krahasonte zgjedhjet e ushqimit kur njerëzit dëgjonin lloje të ndryshme të muzikës.

Njëri grup dëgjoi muzikë të lehtë, melankolike, që mund të shkaktojë emocione trishtimi.

Në revistën Appetite, studiuesit raportojnë se grupi me muzikë të ngadaltë kishte më shumë të ngjarë të konsumonte ushqime më të shëndetshme.

Mbase ngaqë grupi nuk u shpërqendrua, ose nuk përjetoi emocione negative nga muzika, i dhanë më shumë vëmendje zgjedhjeve më të mira të ushqimit.

Kjo nuk është hera e parë që tregon se zhurma ndikon në atë që hamë.

Në 2013 studiuesit në Universitetin e Birmingham, analizuan 24 studime mbi efektet e shpërqendrimit nga zhurma dhe stimujve vizualë siç është televizioni dhe zbuluan se jo vetëm që hamë më shumë ushqim në një vakt kur jemi të shpërqendruar, por hamë më shumë në vaktin tjetër gjithashtu.

Në fakt, disa ekspertë thonë se çdo muzikë – ose zhurmë tjetër shqetësuese siç është TV ose biseda – duhet të shmanget në kohën e vaktit dhe sugjerojnë se është një mjet efektiv për kontrollimin e konsumit të ushqimit.

Ndërkohë, ‘ngrënia e ndërgjegjshme’ (një pjesë e së cilës përqendrohet në ngrënien ngadalë, pa ndërprerje) renditet në udhëzimet kombëtare dietike të Gjermanisë si një mënyrë për t’iu qasur të gjitha vakteve.

‘Thjesht, zvogëlon shpërqendrimet që mund të nxisin mbi-konsum dhe potencialisht rrit kënaqësinë e vaktit’, thotë profesori Jason Halford, një specialist i psikologjisë dhe mbipeshes, në Universitetin e Leeds. Ai gjithashtu trajton një fenomen të quajtur ‘efekti i krizës’, të cilët besojnë se duke dëgjuar veten duke ngrënë ushqime të zhurmshme ju inkurajon të ngadalësoni ushqimin tuaj.

Related posts

Shtatë shenja që tregojnë se presioni juaj i gjakut është ‘jashtëzakonisht’ i lartë

D V

Çfarë të konsumoni dhe çfarë të shmangni për zorrë të shëndetshme

D V

Pikat e hundës me baktere të modifikuara gjenetikisht mund të mbrojnë kundër sëmundjes vdekjeprurëse

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More