Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Një astronaute grua, për herë të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një grua ka bërë historinë në Emiratet e Bashkuara Arabe duke u bërë e para astronaute në këtë shtet.

Noura Al-Matrooshi është njëra nga dy astronautët e rinj në Qendrën e Hapësirës UAE’’s Mohammed Bin Rashid (MBR), shkruan CNN.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i UAE-s, njëherësh kryeministri Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum në twitter.

“Ajo është përzgjedhur bashkë me Mohammed Al-Mulla, dy prej mbi 4.000 kandidatëve të cilët kanë aplikuar për programin”, ka shkruar Sheikh Mohammed.

Ndërkaq, Al-Matrooshi ka thënë se do të punojë shumë për të shënuar momente historike.

“Vendi më dha sot momente të paharrueshme. Synoj të punojë shumë për të shënuar momente historike dhe të arritura të cilat do të gdhenden përgjithmonë në kujtesën e njerëzve”, është shprehur ajo në një postim po në twitter.

Astronautja Al-Matrooshi është e lindur në vitin 1993 dhe është e diplomuar në nivelin bachelor në drejtimin e inxhinieringut mekanik në Universitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Postime të ngjashme

Arkeologët zbulojnë varrimin më të vjetër të njeriut në Afrikë

S.B.

Presidenti i Irlandës po mbante një fjalim, vihet në siklet nga qeni i tij

S.B.

Kur durimi shpërblehet: Jo çdo herë madhësia dhe forca përcakton fituesin mes qenve

S.B.

Pasagjeri në aeroplan la një portofol me 45 mijë dollarë

S.B.

Përpiqet të dhurojë show me motoçikletë, ish-gjyqtari i futbollit turk shkakton incident në emisionin sportiv

S.B.

Nuk është vepër arti, por është një rrugë e ‘arnuar’ në Kroaci

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...