Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Një Ballkan më i fuqishëm çon drejt një rajoni Adriatiko-Jonian më të fuqishëm

Shkup, 28 janar – Një Ballkan Perëndimor më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm çon në një makro-rajon Adriatiko-Joniane më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm, që sërish çon drejt një Bashkimi Evropian më të fuqishme dhe më të qëndrueshme”, theksoi sot zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot mori pjesë në forumin e pestë të Strategjisë Evropiane për rajonin Adriatik- Jon me temë “Përforcimi i rimëkëmbjes së rajonit të Adriatikut dhe Jonit përmes bashkëpunimit”.

“Në rrugën drejt BE-së, Republika e Maqedonisë së Veriut në veçanti është e përkushtuar në bashkëpunimin rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Dimitrov. “Rruga e bashkëpunimit nuk është vetëm zgjedhje e guximshme. Është zgjedhje e vetme për vendet e rajonit dhe më gjerë në luftë kundër pandemisë dhe me përpjekjet tona ta përforcojmë qëndrueshmërinë e çdo sektori të qëlluar nga KOVID-19”, theksoi Dimitrov.

Ai iu referua edhe ndihmës financiare të BE-së në realizimin e qëllimeve për përballje me koronavirusin. “Instrumentet dhe mekanizmat për mbështetje financiare nga BE-ja për ballafaqim me pasojat e pandemisë në vlerë prej 3,3 miliardë euro për mbështetje të rajonit tani më japin efekt pozitiv si rezultat i zvogëlimit të shtypjeve të buxhetit nacional”, theksoi zëvendëskryeministri Dimitrov.

Ai shtoi se në shtatë vitet e ardhshme presim mbështetje më të gjere dhe më mirë të targetuar në kuadër të IPA-s, dhe në veçanti përmes prioriteteve të Planit Ekonomiko-investues për Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet e strategjisë Adriatiko-Joniane me 9 miliard eurot e parapara për stimulimin e rimëkëmbjes ekonomike afatgjate të rajonit, lidhje të përforcuar, tranzicion të gjelbër digjital, kapital njerëzor, konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse, përforcim i integrimit dhe kohezionit rajonal me BE-në, të kontribuojnë për përforcimin e rajonit.

Në forum, mes tjerave mbajtën fjalime edhe eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhei, eurokomisarja për Kohezion dhe Reforma, Elisa Fereira, Jadranka Joksimoviq, ministre për Integrime Evropiane të Republikës së Serbisë, Anzhe Logar, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë. Republika e Maqedonisë së Veriut u bë pjesë e Strategjisë Evropiane për rajonin Adriatiko-Jonian në prill të vitit 2020.​ (Zhurnal.mk)

 

Postime të ngjashme

Rektorati I Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup me apel për vaksinimin e stafit dhe studentëve të UNT-së

D V

Nesër pa rrymë disa nga konsumatorët nga Qendra dhe Buteli

D V

Zjarr i madh nga pasditja po tërbon në Rankovc, ka edhe shtëpi të djegura

D V

Minsitri Filipçe: Pjesa më e madhe e të infektuarve, janë të ardhurit nga jashtë vendi

D V

Koçani është duke u djegur, banorët në panikë

D V

Zaev: Sot jemi shtet i pavarur dhe gjithçka varet nga ne

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...