Një banor i Tetovës është arrestuar për shkak të lëshimit në qarkullim të banknotes së falsifikuar prej 100 eurove

Shkup, 16 shtator – Policia në Tetovë arrestoi një banor të qytetit nën akuzën se ka lëshuar në qarkullim banknote të falsifikuar prej 100 eurove.

 

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 15 shtator në orën 22:10 në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria tetovarin B.K.(58) nën dyshimin për vepër të kryer penale “falsifikim të parave”.

Më 14 shtator 2021 rreth orës 22:00 në një market në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, ai lëshoi në qarkullim banknote të falsifikuar prej 100 eurove, për validitetin e së cilës I punësuari në market ka dyshuar dhe rastin e ka paraqitur në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj B.K. do të parashtrohet padi adekuate.

Related posts

Shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë për 24-orë

D V

Konfiskohen armë dhe municion

D V

Arrestohen dy gostivaras, gjatë bastisje është gjetur drogë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More