Një burrë humb jetën pasi bie nga lartësia në koncertin e Oasis në Wembley

nga D. V.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në stadiumin “Wembley” në Londër, ku një burrë ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi gjatë koncertit të grupit të njohur britanik Oasis.

Sipas Policisë Metropolitane, incidenti ndodhi rreth orës 22:19 të mbrëmjes, ndërsa koncerti po i afrohej fundit.

Burri, i cili raportohet të ketë qenë rreth të 40-ave, është gjetur me plagë të rënda që përputhen me një rënie nga lartësi dhe është shpallur i vdekur në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe shërbimeve emergjente, shkruan BBC.

Oasis, të cilët aktualisht janë në turneun e ribashkimit pas gati 16 vitesh ndarje, shprehën dhimbjen e tyre përmes një deklarate publike: “Jemi të tronditur dhe të pikëlluar kur morëm lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej fansave tanë. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe miqtë e tij”.

Burri dyshohet se ka rënë nga një prej kateve të sipërme të stadiumit, i cili ishte i tejmbushur me mbi 90 mijë njerëz atë mbrëmje.

Policia po bën apel që kushdo që mund të ketë parë ngjarjen ose mund ta ketë regjistruar me celular, të kontaktojë autoritetet në numrin 101. Hetimi pritet t’i kalojë autoritetit për Shëndetin dhe Sigurinë në ditët në vijim.

Stadiumi Wembley gjithashtu ka reaguar pas ngjarjes duke theksuar se mjekët, policia dhe shërbimi i ambulancës kanë reaguar menjëherë, por fatkeqësisht, burri nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Pas koncertit tragjik në Wembley, Oasis do të vazhdojnë turneun e tyre me tri shfaqje në Edinburg dhe më pas në Irlandë, Amerikën e Veriut dhe Meksikë, përpara se të rikthehen në Wembley për dy netë të tjera në fund të shtatorit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More