Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Një burrë në SHBA akuzohet për një vrasje të vitit 1979

Një burrë nga Kansasi është arrestuar dhe akuzuar për një vrasje të një gruaje të ndodhur në vitin 1979, në Kolorado të SHBA-së.

Arrestimi dhe akuza ndaj tij lidhur me këtë vrasje ka ardhur pasi një analizë e AND-së e lidhte atë me krimin, kanë bërë të ditur zyrtarë shtetërorë.

James Herman Dye, 64 vjeçar po akuzohet për vrasje të shkallës së parë për vdekjen e Evelyn Kay Day e cila ishte dhunuar seksualisht dhe më pas ishte vrarë në nëntor të vitit 1979, shkruan CNN, transmeton Koha.net. I akuzuari i cili jeton në Wichita të Kansas, po mbahet në një burg në qarkun e Sedgwickut ndërkohë që pritet ekstradimi i tij në burgun e qarkut të Weldit.

Gjatë intervistimit nga detektivët e rastit, Dye e ka mohuar të ketë kryer vrasjen e viktimës duke thënë se kurrë nuk kishte dëgjuar për këtë rast.

Ndërkohë, në vitin kur ka ndodhur vrasja e rëndë, e ndjera ishte 29 vjeçare dhe ishte duke punuar në një Kolegj në Greeley. Për herë të fundit, ajo ishte parë nga një student në makinën e saj në parkingun e Kolegjit, më 26 nëntor të vitit 1979.

Postime të ngjashme

Të rinjtë australianë ngjiten në majë të ndërtesave pa pajisje sigurie

Dafina Vidishiqi

Për kremtime, ditëlindje, festa: Si ta shtroni tryezën në mënyrë korrekte

Dafina Vidishiqi

Pse macet sjellin kafshë të ngordhura në shtëpi?

Dafina Vidishiqi

A ndikon shikimi i televizionit në dobësimin e vëmendjes të fëmijës? Shkenca vërtetoi se jo

Dafina Vidishiqi

Britanikut i erdhi një kartolinë nga një ‘fëmijë i panjohur’, gruaja ia shkatërroi laptopin dhe televizorin – u bë vonë kur e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë

Dafina Vidishiqi

Test psikologjik/ Ajo që shihni në fillim ju tregon se çfarë përshtypje lini tek njerëzit e tjerë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...