Agjencia Zhurnal.mk

Një burrë në SHBA godet me thikë tetë persona

Policia iu përgjigj një telefonate në orën 1:30 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe gjeti dy persona të goditur me thikë, ndërkohë që vrasësi ishte larguar në këmbë në një park.

Oficerët shkuan në atë drejtim dhe gjetën më shumë persona të goditur me thikë. Pas kësaj, ata morën një mesazh tjetër. Kur shkuan në vendin ku u bë thirrja, ata gjetën sulmuesin që ishte kapur nga disa burra që ishin cak i sulmit të tij. Sulmuesi u mor në paraburgim.

“Sulmet duket se kanë qenë të rastit dhe nuk ka asnjë lidhje midis të dyshuarit dhe personave të sulmuar”, thuhet në raportin e policisë.

Të tetë personat e plagosur janë dërguar për trajtim në spital, ndërkohë që policia dyshon se sulmuesi kishte vepruar si i vetëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...