Agjencia Zhurnal.mk

Një burrë u fut në oqean, “rrëmbeu” një peshkaqen dhe e mbajti për nofulla – vetëm për një fotografi!

Një notar u regjistrua gjatë fundjavës duke kapur dhe treguar një peshkaqen në Cape Henlopen State Park Beach në Delaware.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një notar profesionist – i cili po përpiqej të hiqte diçka nga nofulla e peshkaqenit.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një vend ku është e paligjshme “të peshkosh për peshkaqenë” – dhe nëse i kap, duhet t’i kthesh në ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Aty bëhet e ditur se mund të gjenden një numër peshkaqenësh – në gjirin e Delaware dhe Oqeanin Atlantik.

Sipas Mirror, burri kishte bërë një fotografi me krijesën të cilën më pas e ka lëshuar në ujë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!