Një burrë ushtron dhunë fizike ndaj tri vajzave në Prishtinë – rasti kapet nga kamerat e sigurisë

Një person ka sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi”, përkatësisht lagjen Arbëria në Prishtinë.

 

Kamerat e sigurisë së lagjes kanë kapur momentin e sulmit ndaj tyre.

Sipas pamjeve, njëra vajzë është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku pastaj me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë, i cili ka në dorë një shkop.

Ai nis të ushtrojë dhunë fizike, ku njëra nga vajzat rrëzohet në tokë, pastaj në ndihmë i vijnë të tjerat.

Kur nis të sulmohet nga vajzat e tjera, sulmuesi largohet duke vrapuar nga vendi i ngjarjes.

Rasti sipas viktimave të ngjarjes, është raportuar në polici.

Videoja është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”.

https://www.facebook.com/watch/?v=174721631440451

Related posts

Kurti: LVV është për shtyrje të zgjedhjeve lokale

D V

Polici që vrau një qytetar në Gjilan dënohet me 25 vite burgim

N E

Lul Raka sqaron edhe një herë deklaratën e tij për COVID-19 dhe antibiotikët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com