Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Një civil i vrarë e katër të plagosur, cfarë mbeti në qytetin armen pas bombardimit azer

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha të dielën se një civil është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një raketë e hedhur nga forcat armene në qytetin Ganja.

Armenia ka mohuar se e ka sulmuar vendin fqinj, por lideri i rajonit Nagorno-Karabak – enklavë e kontrolluar nga armenët brenda territorit të Azerbajxhanit – tha se forcat e tij e kanë vënë në shënjestër këtë qytet.

Më vonë ai tha se forcat e përkrahura nga Armenia i kanë ndërprerë sulmet për të mos shkaktuar viktima në mesin e civilëve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Më herët, Gazeta Express raportoi se Azerbajxhani ka paralajmëruar sulme brenda territorit armen për t’i shkatërruar pikat ushtarake nga të cilat po nisen raketat drejt qyteteve azere.

Pse po luftojnë Armenia dhe Azerbajxhani?

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991.

Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët.

Para këtij viti, tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm.

Postime të ngjashme

Bombardohet një treg në një qytet në Etiopi, 43 njerëz u vranë dhe 33 janë zhdukur

Dafina Vidishiqi

Avokatët e Navalnyt publikuan ​​detaje të vendimit mbi ekstremizmin

Dafina Vidishiqi

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Dafina Vidishiqi

Përgjaket mbledhja e prindërve me zyrtarët e arsimit në Virginia

Dafina Vidishiqi

Blinken: Rrjedha Veriore 2, një projekt gjeopolitik rus

Dafina Vidishiqi

Izetbegoviq i thotë Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...