“Një copëz arti”- ekspozitë e nxënësve të shkollës së mesme të tekstilit të Tetovës në presidencën e Shqipërisë

nga D V

Tetovë, 17 janar – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot bashkë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe drejtorin e Shkollës së mesme profesionale të tekstilit Muzafer Livoreka, në zyrën presidenciale kanë hapur ekspozitën “Një Copëz arti” në zemrën e Tiranës.

“Kjo ekspozitë që sjell punimet e nxënësve dhe profesorëve të shkollës, është një dëshmi e kreativitetit, pasionit dhe përkushtimit të brezit të ri nga Tetova. Nga tekstil dizajni te artet e aplikuara, këto krijime tregojnë fuqinë e artit për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen. Falënderime për mbështetjen e të gjithëve që promovojnë talentin dhe ëndrrat e rinisë sonë!”, thuhet në kumtesën nga komuna e Tetovës.

Foto: Komuna e Tetovës

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More