Ekonomi Maqedoni

Një delegacion i ekonomisë gjermane do t’i lidhë kompanitë e rajonit me kompanitë gjermane

Zhurnal Ads

Shkup, 17 shtator – Zhurnal.mk – Një delegacion i ekonomisë gjermane në vend gjatë tetorit organizon dy ngjarje përmes të cilave do t’i lidhë kompanitë e Maqedonisë me kompanitë jashtë vendit.

Siç paralajmërojnë nga data 22 e deri më 22 tetor së bashku me Shoqatën e Industrisë Metalike dhe Elektrike – MAMEI, do të mbahet konferenca digjitale dhe panair „Macраedonian Manufacturing Expo“.

Qëllimi është që kompanitë gjermane t’u ofrojnë mundësi të gjenden furnitorë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Sivjet presin 30 kompani gjermane të marrin pjesë në Macedonian Manufacturing Expo.

Delegacioni i ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe ekonomisë Gjermano-Bullgare më 29 tetor organizon udhëtim të përbashkët hulumtues në temë industria e minierave në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë.

Në konferencën digjitale ekspertë nga industria e minierave do t’i prezantojnë mundësitë dhe potencialin në këtë sektor në të dyja vendet si dhe mundësitë të cilat ofrohen për kompanitë gjermane në këto tregje në fushën e industrisë së minierave, inxhinierinë mekanike dhe përpunimin e lëndëve të para.

Postime të ngjashme

Nga sot Administrata do të punojë nga shtëpia, ndërsa transporti publik me kapacitet të përgjysmuar

admin

Për më pak se një muaj policia dënoi 14.000 shoferë

admin

Pakoja e katërt e masave ekonomike, LSDM: Po ndihmojmë rimëkëmbjen e ekonomisë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...