Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni TOP LAJM

Një diplomate e Maqedonisë ka bërë vetëvrasje në OKB

New York, 2 janar, Zhurnal.mk – Një diplomate maqedonase bëri vetëvrasje në prag të Vitit të Ri në banesën e saj në Manhattan në New York, informon “MKD.mk”, duke cituar “Fox News”.

Diplomatja nga Maqedonia e Veriut e cila bëri vetëvrasje në prag të Vitit të Ri në banesën e saj në Manhattan në Nju Jork ishte 38-vjeçare, ajo u dërgua në mision të përhershëm në KB dhe u gjet nga policia me një rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivë e pa shenja dhune.

Sipas kujdestarit të ndërtesës ku ajo banonte, ajo jetonte vetëm në katin e katërt për dy vjet me rradhë.

“Ajo jetoi këtu për dy vite. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person simpatik dhe shumë e mirë. Dje, mjekët erdhën lart me një ambulancë. Erdhi edhe një njeri, një diplomat. Unë nuk e di, ndoshta ambasador apo diçka tjetër që e kërkoi atë”, tha kujdestari i ndërtesës, Hernan Avila.

Media amerikane shkruan se ata nuk morën përgjigje nga zyrtarët në misionin e përhershëm në KB ku ajo punonte mbi ndonjë arsye që kishte çuar deri në vetvrasje të diplomates.

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...