Një ditë para finales së Big Brother – Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

nga Xh M

Nesër (e premte) zhvillohet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3. Tashmë pesë finalistë janë në garë dhe njëri prej tyre do ta rrëmbejë çmimin e madh.

Përpara finales, moderatori Alaudin Hamiti, ka ndarë një video në rrjete sociale duke dhënë disa informacione për fansat e publikun.

Ai thotë se do të zhvendosen në një studio tjetër pasi ajo aktuale nuk zë shumë njerëz, e që kërkesat janë të shumta.

“Miq kam disa informacione për juve sa i përket nesër finales së Big Brother VIP Kosova. Meqenëse kapaciteti është shumë i limituar në studion aktuale që i zë vetëm 120, 30 persona”, ka thënë ai.

Tutje shtoi: “Kësaj radhe finalja e Big Brother do të zhvendoset në Klan Arena, do të ketë një kapacitet shumë të madh. Për të gjithë ju që doni me qenë pjesë kanë mbetur ndoshta edhe shumë pak vende, duhet të drejtoheni të faqja zyrtare e Big Brother sepse unë nuk mund të merrem me këtë çështje”.

“Ndërkohë që po punohet skena nesër do të jetë një super spektakël, pesë finalistë, ju vazhdoni me votu”, përfundon Hamiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More