Kosovë

Një ditë pas marrëveshjes me Serbinë, kryeministri i Kosovës takohet me Pompeon: SHBA e gatshme për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur sot në një takim nga Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Në një postim në facebook, ndërsa ndan foto nga takimi, Hoti shkruan se SHBA është e gatshme për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut.

“Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.”- shkruan Hoti ne postimin e tij, ku nga shpejtësia apo emocionet ka ngatërruar emrin e sekretarit amerikan nga Mike në Michael.

Postimi i plotë:
Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili më uroi për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve.

Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Postime të ngjashme

Sindikata e Arsimit nuk përfill vendimin e Qeverisë: E hëna do të jetë ditë pushimi për shkollat

S.B.

Rreth 10 mijë nxënës të komuniteteve pakicë nuk e kanë ndjekur mësimin online

admin

Hoti merr pjesë në përurimin e një shkolle në Lipjan, kërkon që të respektohen makismalisht masat

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...