Një djalë ka humbur jetën pasi ka rënë nga oxhaku nga një objekt i braktisur

nga D V

Shkup, 16 korrik  – Një banor 25-vjeçar i Kriva Pallankës ndërroi jetë dje si pasojë e rënies nga oxhaku i një objekti të braktisur, njoftuan sot nga MPB.

“Më 15.07.2024 në orën 11.54 në Stacionin e Policisë Kriva Pallankë, nga Ndihma Mjekësore Urgjente Kriva Pallankë ishte raportuar se te ata ishte sjellë një i vdekur R.M. (25) nga Kriva Pallanka. Sipas dëshmitarëve të rastit, rreth orës 11.30 R.M. ishte vërejtur se si qëndron në oxhakun e një objekti të braktisur në rrugën ‘Edinstvo’, prej ku ka rënë, ndërsa pas tij ka rënë edhe konstruksioni i betonit i oxhakut, pas çka menjëherë kishin thirrë Ndihmën Mjekësore Urgjente”, bëjnë të ditur nga MPB.

Mjeku ka konstatur vdekjen, mbikëqyrje ishte kryer nga ekipi i DPB Kriva Pallankë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More