Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Një dokumentar për jetën e Britney Spears do të publikohet në muajin shkurt

Ende kemi shumë për të mësuar në lidhje me ikonën e muzikës pop, Britney Spears.

Kjo me anë të një dokumentari të realizuar nga New York Times me titull “Framing Britney Spears”, i cili siç njoftohet do të publikohet muajin tjetër.

Sipas E!News, dokumentari do të përqendrohet në nivelet e larta dhe të ulëta të karrierës së Britney, skandalet, varësinë nga lëndët narkotike si dhe kujdestarinë e babait.

Edhe pse Britney është një nga artistet më të suksesshme në industrisë muzikore – me 100 milionë albume të shitura – këngëtarja thuhet se nuk ka pasur kontroll të plotë në çështjet e ndryshme të jetës e po ashtu edhe në financa.

Babai i saj, Jamie Spears, u emërua bashkë-konservator i pasurisë së saj në 2008 së bashku me avokatin Andrew Wallet. Megjithëse Wallet dha dorëheqjen nga posti në 2018, Jamie ka vazhduar të kontrollojë jetën, financat dhe vendimet personale të Britney, duke shkaktuar edhe një zemërim të madh te fansat.

Britney që atëherë ka filluar veprimet ligjore në një përpjekje për të hequr babanë e saj, por një gjykatës i Los Angeles refuzoi kërkesën e saj dhe e bëri që të zgjasë deri në shtator të vitit 2021.

Gjatë një interviste të rrallë në CNN në dhjetor, Jamie zbuloi se ai dhe vajza e tij nuk kanë folur prej muajsh. “Unë e dua vajzën time dhe më mungon shumë. Kur një anëtar i familjes ka nevojë për kujdes dhe mbrojtje të veçantë, familjet duhet të veprojnë siç kam bërë për 12 vitet e fundit, për të mbrojtur atë”, theksoi Jamie.

“Framing Britney Spears” pritet të publikohet më 5 shkurt në FX dhe Hulu.

Postime të ngjashme

Rihanna zyrtarisht miliardere dhe artistja femër më e pasur në botë!

D V

Nuk ka hatërmbetje! Princi William dhe Kate Middleton ishin të parët që i uruan ditëlindjen e 40-të kunatës Meghan Markle

D V

Mesazhi i Remzie Osmanit pasi Dua vallëzoi nën ritmet e këngës së saj: Kënaqësi të shohësh një yll botëror që është kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhën e as muzikën shqipe

D V

Luana ngre më shumë temperaturat me pozat tërheqëse

D V

Tjetër pozë nga Oriola dhe askush nuk mund të mbetet indiferent

D V

Arta Elezaj josh ndjekësit me fotografi në veshjen e ngushtë Burberry

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...