Agjencia Zhurnal.mk

Një e katërta e popullatës në botë nga sot është në karantinë

Përderisa në Kinë pandemia e koronavirusit është drejt shuarjes, autoritetet e Indisë e filluan izolimin më të madh botëror. Në shtëpitë e tyre për 21 ditë duhet të qëndrojnë 1.4 miliard njerëz. Me këtë numri i njerëzve që janë në karantinë ka shkuar në 2.6 miliard, respektivisht një e katërta e popullsisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 85% e rasteve të reja në 24 orët e fundit janë në Evropë dhe SHBA.

Pas rënies dyditore të numrit të të vdekurve në Itali, dje numri i vdekjeve përsëri shënoi rritje duke e çuar atë në 740. Deri më tani në Itali janë regjistruar 6.820 vdekje, numri i përgjithshëm i të prekurve nga fillimi është 69.176, ndërsa të shëruar janë 8.326.
Epidemiologu dhe profesori i njohur italian për higjienë në Universitetin në Piza, Pjerluigji Lopalko, ka vlerësuar se pa ndërmarrjen e masave drastike, bilanci i të vdekurve do të ishte sikur në kohën e etheve spanjolle.

Në Shqipëri deri më tani janë regjistruar 146 raste me të infektuar, 17 janë shëruar, ndërsa 5 kanë vdekur. Në Kosovë të infektuar janë 63 persona. Në Serbi sot ka vdekur edhe një mjeke e prekur nga ky virus ndërsa në mesin e të infektuarve ka edhe anëtarë të Qeverisë serbe.

Shteti i dytë sipas numrit të vdekshmërisë në Evropë edhe më tej është Spanja me mbi 3400 vdekje. Të infektuar janë më shumë se 40.000 persona, ndërsa janë shëruar 3.800. Numri i të rasteve të infektuar në Gjermani ka shkuar në 31.554 ndërsa nga ky virus deri më tani kanë vdekur 149 persona.

Amerika është vatra e re e koronavirusit me mbi 55.000 të prekur, dhe me mbi 800 të vdekur.

Edhe princi i Britanisë Çarlls është pozitiv në testin e koronavirusit dhe tani është në vetizolim në Skoci.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...