Një e treta e SUV-it të ardhshëm të BMW-së thuhet se është bërë nga materiale të ricikluara

nga D. V.

BMW ka zbuluar detaje të para për modelin e ri elektrik iX3, që do të prezantohet zyrtarisht muajin tjetër.

SUV-i pritet të ketë një autonomi prej 400 miljesh (rreth 650 kilometrash0 dhe dizajn të ri të bazuar në teknologjinë “Neue Klasse”.

Rreth 33% e përbërësve të makinës janë nga materiale të ricikluara, përfshirë plastikë detare dhe alumin të përdorur më parë.

Edhe bateria përmban metale të ricikluara dhe prodhohet me energji të rinovueshme.

BMW thotë se ka ulur ndotjen në zinxhirin e furnizimit me 35%. Kjo do të thotë që makina e re do të kompensojë emetimet e karbonit pas vetëm 13 mijë kilometrash përdorim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More