Në datën 24.02.2021 në orën 16.05 në SPB Kumanovë është denoncuar se në udhëkryqin nga rr. „1“ dhe rr. „6“ në lagjen „Babin Doll“ në Kumanovë ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit ngarkues „Folksvagen Kedi“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.F.(23) nga Kumanova dhe moped „Kimko“, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga P.P.(19) nga f.Billanoc, Kumanovë. Në aksident, P.P. ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Kumanovës. Është kryer inspektim në vendin e aksidentit nga ekipi inspektues i SPB Kumanovë.