Specifikimet e produktit na tregojnë shumë për Lamborghini Revuelto, por mënyra se si ai performon në botën reale na tregon më shumë.
Dhe vendosja e tij përballë dy supermakinave të tjera hibride thotë edhe më shumë.
Andaj, keni një shans për ta parë atë të shkojë “kokë më kokë” me një Ferrari SF90 dhe legjendar Porsche 918.
Revuelto është flamuri më i fundit i supermakinave të Lamborghini.
Ai përdor një 6.5-litër V12 dhe një treshe motorësh elektrikë për të prodhuar 1,001 hp (746 kW) dhe 783 lb-ft (1,062 Nm) çift rrotullues.
Pranë Lambo-s, ne kemi rivalin “më vdekjeprurës” të tij, Ferrari SF90 Stradale.
Ai ka një motor 4.0-litërsh V8 me turbo të dyfishtë me tre motorë elektrikë, ashtu si Revuelto, me një kombinim të të cilëve ju “merrni” 1000 kuaj fuqi dhe 800 Nm çift rrotullues që shkon në të katër rrotat.
Pos tyre, aty është edhe Porsche 918 Spyder.
Ai ka një V8, i shoqëruar me dy motorë elektrikë për të krijuar një fuqi të kombinuar 887 kuaj fuqi dhe 1,280 Nm çift rrotullues.