Agjencia Zhurnal.mk

Një gazetar dhe gjashtë policë të plagosur nga sulmi në KZAZ-në e Dibrës

Bomba molotov janë hedhur mbrëmjen e sotme në KZAZ-në nr.19 në Dibër.

Protestuesit janë përleshur me policinë në përpjekje për të hyrë në ambientet e KZAZ-së.

Top Channel raporton se nga përleshjet ka mbetur i plagosur një gazetar, por edhe gjashtë efektivë të policisë.

Protestuesit kundërshtojnë organizimin e votimeve më 30 qershor ku opozita nuk merr pjesë.

Policia e Shtetit njoftoi se për shkak të incidenteve në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale.

“Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-në Nr. 19 në Dibër ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-së, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë”.

“Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore”, thuhet në reagimin e policisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar për ngjarjen.

“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ-në e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”.

Aktualisht protestuesit janë shpërndarë dhe situata përpara KZAZ-së paraqitet e qetë. Policia ka nisur mbledhjen e provave në vendngjarje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...