Teknologji

Një gjykatë vendos në favor të dëbimit të Fortnite nga App Store

Zhurnal Ads

Apple dëboi Fortnite nga App Store pasi Epic theu rregullat e dyqanit të aplikacioneve për të protestuar politikat e kompanisë.

Një gjykatë Amerikane vendosi se Apple ka të drejtë të bllokojë videon lojën Fortnite nga App Store.

Megjithatë gjiganti i teknologjisë nuk mund të bllokojë llogaritë e zhvilluesit e as të kompromentojë motorin grafik Unreal i cili përdoret edhe nga palë të treta për të krijuar video lojëra.

Vendimi do të zgjasë deri më 28 Shtator kur një dëgjesë e plotë e çështjes do të bëhet. Apple dëboi Fortnite nga App Store pasi Epic theu rregullat e dyqanit të aplikacioneve për të protestuar politikat e kompanisë.

Epic tha se Apple e kishte kërcënuar me ndërprerjen e mjeteve të zhvilluesve. Kushtet e përdorimit të App Store për të shpërndarë dhe shitur aplikacione e shërbime thonë se Apple merr 30% të të ardhurave gjeneruar nga blerjet dixhitale, dhe zhvilluesit nuk mund të përdorin sistemet e tyre.

Google bën të njëjtën gjë me Play Store. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Detajet e ngjarjes së iPhone 12, ‘pritet’ të njoftohen nga Apple këtë javë

admin

Microsoft teston me tablet që flenë gjumë në shfletuesin Edge

admin

Çmimi i PS5 në internet shkon deri në 10 mijë dollarë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...