Një grua gjendet e vdekur në kuzhinën e një lokali në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në kuzhinën e një lokali në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh, teksa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

 

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2021 – 08:14. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete brenda në kuzhinën e një lokali. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related posts

I vjedhet çanta e krahut një personi në Kosovoë duke qëndruar në një lokal

N E

4 humbje jete dhe 45 raste të reja me COVID-19

D V

Marrëveshja për targat, Serwer: Serbia u tërhoq, Kosova bëri një hap modest drejt Perëndimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More