Një grua goditi një qen me makinën e saj, por kur doli jashtë, ai nuk shihej askund – e zbuloi disa orë më vonë se ku ishte ‘fshehur’

nga D V

Punonjësit e një servisi automobilash në Florida u desh të bënin shpëtimin e një qeni, i cili u godit nga një makinë dhe u bllokua brenda parakolpit për disa orë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lenny Cruz, menaxher i dyqanit në St. Lucie Battery & Tire, tha se një grua ishte duke vozitur natën vonë, kur pa një qen që po vinte drejt automjetit të saj.

Gruaja ishte e sigurt që makina e saj e kishte goditur qenin, por kur doli për të gjetur kafshën, me sa duket ishte zhdukur.

Vetëm 12 orë më vonë gruaja dëgjoi qenin duke bërë zhurmë dhe zbuloi se qeni ishte brenda parakolpit të veturës së saj.

Pas kësaj, ishte një punonjës që u thirr për të ndihmuar me shpëtimin.

Ajo postoi një video duke treguar ekipin duke nxjerrë qenin nga vendi i tij i fshehur.

Qeni, i quajtur Barbas, nuk kishte ndonjë lëndim të dukshëm dhe po ecte normalisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More