Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Një grup i mjekëve në Indi po i bëjnë njerëzit të qeshin me vallëzimin vetëdijesues

Ka kaluar një vit prej se koronavirusi e pushtoi botën dhe vazhdon të shkaktojë viktima anembanë globit, derisa njerëzit janë duke pritur që vaksinat të prodhohen dhe jepen në numër të madh dhe që vala e tretë të ulet në mënyrë që jeta të kthehet në normalitet.

Njerëzit tashmë janë lodhur nga pandemia dhe pasojat e saj, prandaj gjatë këtyre kohërave të testimit, një grup i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Indi po kujdesen që t’i bëjnë njerëzit të buzëqeshin.

Organizata “Humans of Bombay” e cila i shërben komunitetit, së fundmi e ka postuar një video të një grupi mjekësh të cilët shfaqen duke vallëzuar dhe njëkohësisht duke bërë thirrje për kujdes ndaju pandemisë, pasi ajo vazhdon t’i rrezikojë jetët e njerëzve.

Publikut i ka pëlqyer shumë performance e këtyre mjekëve dhe mënyra kreative përmes së cilës ata kanë vendosur ta bartin mesazhin për t’u mbrojtur nga COVID-19, saqë e kanë shndërruar atë në një prej videove më të klikuara në 24 orët e fundit.

Në këtë video, personeli shëndetësorë vjen duke vallëzuar nën tingujt e hitit “Rasputin” nga Boney M dhe tashmë është bërë virale edhe në platformat TikTok dhe Instagram.

Në rast se po mendoni se çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar këta mjekë dhe gjithë punëtorë tjerë shëndetësorë, të cilët kanë vënë jetët e tyre në rrezik për ju çdo ditë, këto janë disa udhëzime që përmenden në këtë video…

Mbani maskat në fytyrë dhe pastroni duart shpesh.

Respektojeni distancimin social dhe mos dilni në ambiente të mbyllura pa nevojë.

Qëndroni në shtëpi për ta shmangur shtrirjen në spital.

Vallëzoni sa më shumë.

Dhe më e rëndësishmja, qëndroni pozitiv në jetë dhe testohuni negativ për COVID-19.

Postime të ngjashme

Burri humbi unazën e martesës gjatë pushimeve, tani atë e mban me krenari një peshk

S.B.

Një krijesë ‘aliene’ u pa në një plazh në Kaliforni

S.B.

Pitbulli që qesh gjatë gjithë kohës bëhet viral në internet

S.B.

Zbulohet fosil i një dinozauri të ri rreth 200 milionë vjeçar

Z H

Ballkoni i mbushur me vizitorë shembet mbi shkëmbinjtë poshtë në një shtëpi me qira të plazhit Malibu – dëshmitari rrëfen ngjarjen

S.B.

Shtëpitë dhe ndërtesat me dizajne interesante

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...