Agjencia Zhurnal.mk

Një hetim për TikTok po përgatitet edhe në Evropë

Rregullatori i intimitetit të të dhënave franceze CNIL njoftoi sot se ka nisur një hetim paraprak për aplikacionin TikTok sepse ka marrë një ankesë nga një përdorues, raporton Reuters.

Aplikacioni TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, tashmë është nën hetim nga autoritetet amerikane, holandeze dhe Bashkimi Evropian, në lidhje me çështjen e intimitetit të të dhënave, transmeton Telegrafi.

“Në maj, morëm një ankesë kundër TikTok, e cila aktualisht është duke u hetuar”, tha një zëdhënës i CNIL, por nuk pranoi të shpjegojë natyrën e ankesës ose identitetin e paditësit.

Agjencia britanike kujton se zyrtarët amerikanë pretendojnë se TikTok kinse paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për shkak të mënyrës së përpunimit të të dhënave.

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të ndalojë TikTok-un nëse ByteDance nuk pranon ta shesë atë brenda 45 ditëve.

Komiteti Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Private (EDPB) njoftoi në qershor se do të formojë një grup pune për të vlerësuar aktivitetet e TikTok, pas një kërkese nga eurodeputetët e shqetësuar në lidhje me mbledhjen e të dhënave dhe rreziqet e mundshme të sigurisë dhe privatësisë.

Një hetim i ngjashëm u njoftua në maj nga rregullatori holandez për mbrojtjen e të dhënave.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...