Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Një i akuzuar për posedim të drogës, armëve dhe municionit në një garazh

Shkup, 4 shkurt – Pas një procedure hetimore, prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një banori 27-vjeçar të Hasanbegut i cili akuzohet se në bashkëpunim ka kryer veprat penale – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar e mjeteve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve nga neni 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 dhe prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe trafikim i paautorizuar me armë ose lëndë spërkatëse nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

“I pandehuri së bashku me vëllain e tij i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes dhe për të cilin në vitin 30.12.2020 filloi procedurë hetimore në një hapësirë ndihmëse – garazh në shtëpinë e familjes, në bunkerë të veçantë të instaluar, në mënyre të paautorizuar ka mbajtur gjithsej 6,451,27 gram heroinë si dhe 915 gram kokainë. Droga ishte e paketuar në pako të ndryshme dhe qese polietileni. Gjatë kontrollit, në bunker u gjetën armë dhe municion, gjithsej 235 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë HS me një kornizë me 16 fishekë si dhe një revole markë Magnum 357 me gjashtë fishekë”, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata theksojnë se për shkak se ekzistojnë rrethana që e tregojnë rrezikun nga arratisja dhe mundësinë që i pandehuri ta përsërisë veprën penale, prokurori publik paraqiti në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozim të veçantë për vazhdimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

​Ndërroi jetë foshnja në spital, nisin hetimet për mjeken në Pogradec

D V

Mbytet në Durrës një i moshuar

D V

158 shoferë të gjobitur në Shkup

Z H

Tetovë, arrestohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Z H

Zhduket një vajzë në Gjakovë

D V

Aksidenti me fatalitet në Malishevë, arrestohet i dyshuari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...