Agjencia Zhurnal.mk

Një i mitur ndërroi jetë, ndërsa dy të tjerë u lënduan rrëndë pas ndeshjes me motorë

Pas ndeshjes me motoçikleta në fshatin Kadinë në aksident të rrëndë trafiku humbi jetën një 16-vjeçarë, ndërsa edhe dy të mitur të tjerë u lënduan rrëndë.

Në datën 11.08.2020 në 23.45 është denoncuar se në fshatin Kadinë e Shkupit, ka ndodhur fatkeqësi trafiku ndërmjet motoçikletës “Piaxho”, pa targa, i drejtuar nga F.A.(18) nga Shkupi dhe motoçikleta “Malaguti”, pa targa, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga fshati Jurumleri e Shkupit, ku si bashkëudhëtar po udhëtonte së bashku me një 15-vjeçarë nga Shkupi.

Në vendin e aksidentit mjeku i ndihmës së shpejtë mjekësore te motoçiklisti 16-vjeçar konstatoi vdekjen, derisa të tjerët morrën lëndime të rrënda trupore, të konstatuara në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” dhe Spitali i përgjithshëm “Sh.Naum Ohridski”, ku ishin dërguar për t’ua dhënë ndihmën mjekësore, njoftojnë nga policia.

Është kryer inspektim në vendin e aksidentit nga ekipi hetues i SPB-Shkup.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...