Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Një i punësuar në komunën e Petrovecit dëshmoi për rastin “Talir”

Shkup, 27 janar – Gjykimi për rastin “Talir” në Gjykatën penale Shkup, sot vazhdoi me prezantimin e dëshmive. deklaratë të parë para gjykatës ka dhënë dëshmitari Goranço Angelovski, i punësuar në komunën e Petrovecit, i cili pranoi se në emër të partisë politike VMRO-DPMNE, ka paguar mjete në para si donacion.

“Pagesën e kam bërë në selinë e VMRO-DPMNE-së në Komunën e Petrovecit. Edhe në bankë gjithashtu kam paguar para të mbledhura nga anëtarësia. Në zarf mi dhanë fletëpagesat dhe paratë. Anëtarësia më është hequr nga paga ime mujore. Me sa mbaj mend, kam paguar 20,000 denarë si donacion”, tha dëshmitari.

Prokurorja Lençe Ristoska i paraqiti atij një shembull nga fletëpagesa, në të cilën dëshmitari pranoi shumën, por jo se ishte nënshkrimi i tij.

Para fillimit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, prokurorja Ristoska prezantoi dëshmi materiale, pra fletëpagesa në shuma të ndryshme.

Aktakuza për rastin “Talir” e ngritur nga ish-PSP-ja përfshin financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe ndërtimin e paligjshëm të selisë së partisë.

Për veprën e parë penale akuzohen ish-kryetari i partisë Nikolla Gruevski, ish-sekretari i përgjithshëm Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish-deputeti Ilija Dimovski dhe i pandehuri Leko Ristoski akuzohen për krimin e parë (gjykimi në mungesë). Sipas aktakuzës, ata akuzohen se kanë marrë në mënyrë të paligjshme të paktën 4.6 milion euro në para për partinë, dhe më pas kanë organizuar që paratë të derdhen në llogarinë bankare të partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

Për ndërtimin e selisë së partisë, megjithatë, akuzohen vetëm Gruevski dhe Bozhinovski. Ata kanë nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e objektit me kompaninë “Beton”, edhe pse sipas ligjit ata nuk u lejuan sepse kjo kompani kishte lidhur kontrata të prokurimit publik me institucione të tjera shtetërore. Me marrëveshjen me “Beton” ata janë dakorduar “dobi joproporcionale” për VMRO-DPMNE-në dhe në atë mënyrë kanë fituar dobi pronësore prej mbi 8 milionë euro për partinë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...