Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në një aksident në Radavc të Pejës

Një grua ka vdekur dhe shtatë persona të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi paraditen e së dielës në fshatin Radavc të Pejës.

 

Policia ka treguar se dyshohet që aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i huaj e për çka edhe është arrestuar.

“Fsh. Radavc, Pejë, 29.08.2021 – 08:35. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

Related posts

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje në Ferizaj

Redaksia

Shifër rekord e aksideneve brenda 24 orëve në Shqipëri

N E

Arrestohen katër persona në Obiliq për përleshjen e mbrëmshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More