Kuriozitete

Një imigrante me koronavirus lind foshnjën në helikopter

Zhurnal Ads

Një imigrante që kishte testuar pozitive me koronavirus ka lindur foshnjën në helikopter, ndërsa ajo ishte duke u transportuar për në Sicili nga ishulli i vogël italian Lampedusa.

Qeveria rajonale e Sicilisë të martën ka njoftuar se imigrantia ishte duke qëndruar në një qendër e paraparë për 100 persona, porse në ditët e fundit kjo qendër ishte shtëpi e dhjetëfishë më tepër personave për shkak të ardhjeve të reja.

Që kur ka testuar pozitive, autoritetet shëndetësore vendosën ta transferonin në spitalin Cervello, në kryeqendrën e Sicilisë, Palermo, në mënyrë që të lindte sigurt. Palermo është larg një orë e gjysmë me fluturim nga Lampedusa.

Por nuk kishte kohë. Ajo lindu në helikopter ndërsa ishte duke flutuar në bregun jugor të Sicilisë, afër qytetit Agrigento, ka njoftuar për agjencinë Reuters, zëdhënësi i qeverisë së Sicilisë.

Qeveria e Sicilisë dhe ajo nacionale e Italisë kanë pasur mosmarrëveshje në javët e fundit në lidhje me çështjen e imigrantëve. Guvernatori Nello Musumeci ka akuzuar Romën që nuk po i jap atij mjaftueshëm ndihmë për t’u marrë me imigrantët që po vijnë nga Afrika.

Rreth 19.400 kanë arritur në vitin 2020, krahasuar me 5200 sa erdhën në periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Afro 353 persona të shpëtuar në Mesdhe së shpejti do të arrijnë në Palermo dhe do të transferohen në një anije për karantinë.

Postime të ngjashme

Mbretëresha Elizabetë fotografohet duke drejtuar “Range Rover”

admin

Rrahje në aeroplan pasi një pasagjer refuzoi të mbante maskën

admin

Kinë, Shangai vlerësohet si qyteti më inteligjent në botë

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...