Një incident i pakëndshëm u ndodhi në aeroportin e Venecias – Ben Affleck e largon nga Jennifer Lopez fansin që deshi t’i afrohej

Aktori Ben Affleck dhe këngëtarja Jennifer Lopez , pas një mbrëmje plot ngjarje në Festivalin e Filmit në Venecia, u larguan nga qyteti të shtunën.

 

Sidoqoftë, kur mbërritën në aeroportin e Venecias, ata patën një takim të pakëndshëm me një fans.

Videot e xhiruara në aeroport tregojnë një burrë me një këmishë dhe pantallona të shkurtra, duke nxituar para sigurimit për ta fotografuar yllin e “Hustlers”.

E tronditur nga befasia, Jennifer u tërhoq mënjanë dhe u fsheh pas Benit, i cili reagoi shpejt dhe e largoi burrin. Ben kishte veshur një këmishë të errët dhe xhinse blu, ndërsa Jennifer një fustan të bardhë me pika dhe taka të zeza.

Pasi e largoi burrin, Ben u shfaq për dore me aktoren amerikane dhe ata u larguan për të kapur fluturimin e tyre.

Dyshja zyrtarizuan lidhjen në tapetin e kuq në premierën e filmit të Affleck, “The Last Duel”.

Ngjarja e tyre e fundit në tapetin e kuq ishte në shkurt të vitit 2003 në premierën e filmit “Daredevil”. Ata ishin fejuar në atë kohë.

Sidoqoftë, të njëjtit u ndanë në 2004.

Pas kësaj, Ben u martua me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Ata u divorcuan në 2017.

Ndërkohë, J.Lo u martua me Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë.

Related posts

Pasi prezantoi linjën e re të bikinive, Khloe shfaqet në setin sportiv neon rozë në palestër

D V

Kylie Jenner aludohet se është shtatzënë me fëmijën e dytë

D V

Tre konkurentë të rinj në “Për’puthen”, midis tyre vëllai i Mevlanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com