Një intervistë nuk i tha të gjitha, Harry shkruan libër për jetën në mbretëri

Intervista me Oprah Winfrey nuk e nxorri dot gjithë dufin e princit Harry. Ai do të shkruajë një libër për jetën në mbretëri. Harry ia ka shitur të drejtën për botim, paraprakisht, Penguin Random House.

 

Dorëshkrimi do të dorëzohej në gusht për editim dhe botim, por teksa jeta e Harry-t dhe Meghan Markle vazhdon të sjellë situata e valë dramatike, afati mund të shtyhet deri në tetor.

Mediat e huaja kanë nisur nga humori dhe kanë krijuar kopertina libri. Një prej tyre është “Harry Plotter, i burgosuri i ëindsor”.Duka, 36 vjeç, tha në një deklaratë: “Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë.”

Ai shtoi: “Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si fjalë për fjalë dhe në mënyrë figurative, dhe shpresa ime është që në tregimin e historisë sime – ngritjet dhe uljet, gabimet, mësimet e marra – mund të ndihmojnë dikë pavarësisht se nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta sesa mendojmë.”

Related posts

Sara Hoxha tregon si erdhi ideja për emrin e vajzës Poem

D V

Angelina Jolie dhe Weeknd u fotografuan duke darkuar së bashku në Los Angeles

Lea Muslija

Feston ditëlindjen e 26-të, e ëma me dedikim të përzemërt për Dua Lipën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com