Kulturë

Një jetë kushtuar artit e kulturës, por i harruar nga institucionet e vendit

Zhurnal Ads

Njëzet vite më parë ka ndërruar jetë, Shkëlzen Zhubi, njëri ndër artistët dhe punëtorët më zellshëm e të përkushtuar në botën e artit dhe të kulturës në Kosovë. Zhubi ishte një organizator, valltar, redaktor, shkrimtar, piktor e aktor i shkelqyer gjatë karrierës së tij.

Edhe pse shteti dhe institucionet e saj, zakonisht për çdo vit janë duke i nderuar këto figuara të fushave të ndryshme, të artit e kulturës, megjithatë Shkëlzen Zhubi ka mbetur në ‘sirtarët’ e harresës.

Këtë e thënë familjarët e tij, djali i tij, Orli Zhubi në profilin e tij në ‘Facebook’ në përkujtim të njëzet vjetorit të vdekjës së Shkëlzen Zhubit.

Postimi i plotë i Orli Zhubit:

Sot njëzet vjet më parë na la për të mos vdekur kurrë babai, bashkëshorti e gjyshi jonë I shtrenjtë Shkëlzen Zhubi…

Shpesh si nëpër ëndërr më kujtohet kur thoshte: “Njerëzit që lanë vepra në këtë botë, nuk vdesin kurrë, sepse lavdia e tyre fillon posa t’ju qel lulja e parë mbi varr”

BIOGRAFIA

U lind më 1939 në Tropojë në një familje gjakovare me traditë patriotike balliste që si qëllim kishte bashkimin kombëtar.

Shkollën fillore e të mesme i kreu në Gjakovë

ARSIMTAR në shkollat e  fshatrave të rrethit të Gjakovës

STUDENT në Akademinë e Arteve të Bukura në Çekosllovaki

DREJTOR dhe VALLTAR profesionist i Ansamblit folklorik “Shota”

REGJISOR dhe pionier i Televizionit të Prishtinës dhe Televizionit të Shkupit (redaksia shqip)

ORGANIZATOR  disavjeqar i festivalit me renome “Akordet e Kosovës”

DREJTOR dhe REDAKTOR shumëvjeqar i “Pallatit të Rinisë dhe Kulturës” deri kur u dëbua nga puna me dhunë në vitin 1990.

SHKRIMTAR…

Anëtar i Lidhjes së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës me 20 vepra letrare (poezi satirike dhe romane)

PIKTOR…

Nga viti 1957-1999 hapi 32 ekspozita kombëtare e ndërkombëtare të pikturës dhe njihet si kolazhisti I parë kosovar.

Poashtu mori pjesë në 42 ekspozita kolektive në shtete të ndryshme të Evropës.

I shpërblyer me çmimin “Pena e Artë” nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës.

Anëtarë i Shoqatës Gjithëkombëtare të Artistëve me seli në Tiranë.

Vdiq më 05.10.2000 në Prishtinë.

Ne trashëgimtarët e tu mbesim krenar përjetsisht me vlerat e virtytet që posedoje si njeri e si artist..

PËR FUND….

Zhgënjimi mbetet tek institucionet tona të Artit e Kulturës që kontribuove aq shumë, sepse nuk u vlersove asnjëherë aq sa meritoje si një artist me kontribut të çmueshëm shumëdimensional në lëmi të ndryshme të artit si rast shumë I rrallë e sidomos në trojet tona mbarëshqiptare!

Postime të ngjashme

Festivali Evropian i Filmit rikthehet online si mozaik i diversitetit

S.B.

Ndriçim Kulla: Debatet e Branko Merxhanit me Petro Markon vetëm për komunizmin. Artistët në politikë? Duhet të vijë natyrshëm

admin

Shfaqja nga Beogradi hapi festivalin e teatrit në Prishtinë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...