Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Një kompani ajrore në SHBA planifikon të bëhet më rrjetin e taksive fluturues

United Airlines ka në plan të blejë 200 taksi fluturues (dronë elektrik), me të cilët shpreson t’i bartë pasagjerët nga shtëpitë e tyre në aeroport.

Projekti parashikohet të përfundojë brenda pesë vjetëve.

United Airlines do të bashkohet me transportuesin rajonal të SHBA-së, Mesa Airlines për të blerë dronët elektrikë (eVTOL) të kompanisë Archer, si pjesë e një porosie prej një miliard dollarëve, shkruan BBC-ja të enjten.

Marrëveshja shihet si një vulë miratimi për Archerin, zyrtarët e të cilës kompani thanë se do të debutojnë në tregun e aksioneve në SHBA pas marrëveshjes.

United dhe Mesa parashikojnë që me përdorimin e taksive fluturues, pasagjerët do të shmangin autostradat e mbingarkuara për të mbërritur në aeroporte.

Kompania Archer me bazë në Kaliforni, tha se taksitë do të jenë në gjendje të fluturojnë në një distancë prej 95 km me shpejtësi deri në 240 km në orë.

United Airlines ka raportuar humbje prej 7 miliardë dollarë vitin e kaluar si pasojë e pandemisë, meqë ishin ndaluar fluturimet.

Postime të ngjashme

Prodhimi serik i veturës elektrike Audi A6 E-Tron pritet të fillojë gjatë vitit të ardhshëm

D V

Fillimi i dekadës që ndryshoi gjithçka, kroati Mate Rimac publikon videon e para 11 viteve – bënte gara nëpër rrugë me BMW-në e tij

D V

Gara e katër veturave të vogla, nga Citroen Ami e deri te Renault Twizy

D V

Garë e ashpër mes F1, Lamborghini Huracan dhe Nissan GT-R

D V

Britanikja ndalohet sepse po voziste 209 kilometra në orë – ky është arsyetimi qesharak i saj para policisë

D V

Aston Martin mburret: Shitjet u rritën 224 për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...