Një kompani e re e huaj dëshiron të ndërtojë fabrikë në ZZHTI Shtip

Shtip, 27 gusht – Një kompani e re e huaj do të hyjë në ZZHTI në Shtip, paralajmëroi sot nga Shtipi, drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Jovan Despotovski. Ai theksoi se letra për qëllimin për investim nga kompania ka mbërritur dje në drejtori.

 

“T’i përfundojmë bisedimet me ata, pres që deri në fund të vitit do të mund t’i publikojmë. Kjo nënkupton se do të kemi investim të ri këtu, ndërsa në mënyrë plotësuese njëra nga kompanitë, e cila tashmë punon në ZZHTI në Shtip, e cila është investitor i mirë, tashmë dorëzoi plan të ri investimi, për një investim plotësisht të ri”, tha Despotovski.

Konsideron se me kompaninë, e cila tashmë punon në zonë dhe kërkon zgjerim të kapacitetit bisedimet do të zgjasin më shkurtë, sepse tashmë kanë bashkëpunim shumë të mirë me kompaninë. Investimet e reja në ZZHTI Shtip do të nënkuptojnë vende të reja të punës, me paga më të larta. Despotovski theksoi se periudhën e kaluar nuk ishte në fokus zhvillimi i barabartë, por me vendosjen e masës për vlerësim të tokës në ZZHTI kjo është korrigjuar.

Related posts

Hendek i madh mes kualifikimeve të kuadrove të reja dhe nevojave të kompanive

Z H

Konferencë për aftësi të dukshme për efikasitet energjetik në ndërtimtari

Z H

Rritje vjetore prej 6,8 për qind të depozitave të përgjithshme dhe 5,2 për qind të mbështetjes kreditore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com