Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Një kompani polake shpik sensorin që zbulon COVID-19 për më pak se 10 sekonda

Kompania polake ML System ka zhvilluar një sensor që mund të zbulojë COVID-19 për më pak se 10 sekonda.

Presidenti i ML System, Dawid Cycon, tha se kompania ka përfunduar testet e saj paraprake.

“Ne kemi marrë miratimin nga komiteti mjekësor i bioetikës për të kaluar në fazën e testimit në tampona dhe, shumë shpejt, ne presim që të kemi rezultate në lidhje me ndjeshmërinë dhe zbulueshmërinë e pajisjes”, theksoi ai.

Presidenti polak, Andrzej Duda, i cili vizitoi fabrikën e ML System, tha se pajisja “është një burim krenarie e madhe për të gjithë vendin”.

“Sot ne paraqesim produktin më të ri të kompanisë, krejtësisht të jashtëzakonshëm, veçanërisht në kohërat e vështira të sotme, kur prekemi nga pandemia COVID-19”, tha presidenti Duda, duke shtuar se sensori mund të zbulojë grimcat COVID-19 në frymëmarrje si dhe në një numër substancash të tjera. \ atsh

Postime të ngjashme

Si të ‘ktheheni’ në një karikaturë në takimin e ardhshëm në Zoom?

D V

Instagram ka zgjatur kohën e ‘Reels’

D V

Android fiton betejën globale të telefonave

D V

Galaxy Z Flip 3 dhe Z Fold 3 janë rezistent ndaj ujit

D V

OnePlus 9T thuhet se është anuluar

D V

Bitcoin përfitoi nga shpallja e punës në Amazon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...