“Një komuniste!”, Elon Musk sulmon Kamala Harris

nga D V

Elon Musk, themeluesi multimiliarder i Tesla Inc., ka nisur një sulm publik ndaj Zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris, e cila po garon për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Musk kritikoi në X Harris, duke e etiketuar atë si “komuniste”.

Në postimin e tij, Musk tha: “Kamala është fjalë për fjalë një komuniste. Ajo nuk dëshiron thjesht mundësi të barabarta, por rezultate të barabarta.

Megjithatë, shumë njerëz nuk u pajtuan me mendimin e Musk, duke u kundërpërgjigjur në postimin e tij. “Kur do të ndaloni së përdoruri fjalët komunizëm dhe socializëm për të përshkruar fenomene në shoqëri që nuk kanë lidhje me këtë koncept?”; “Kjo deklaratë nuk është e saktë. Kamala Harris është anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk ka shprehur mbështetje për ideologjinë komuniste”, ishin disa nga komentet e bëra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More