Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Një lajm i mirë nga OKB: A do të pranohet Shqipëria sot anëtare e Këshillit të Sigurimit?

65 vite nga anëtarësimi i shtetit shqiptar në OKB (14 dhjetor 1955) që padyshim përbën një nga ngjarjete shënuara në historinë e vendit tonë. Shqipëria në vitin 2017 u bë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Pas ketyre sukseseve, Shqipëria në fillim të këtij muaji në zgjedhjet e 11 qershorit synon të shenoj suksesin e radhës, të bëhet anëtare e Këshillit te Sigurimit, cka Shqipëria nga janari i vitit 2022, do jetë anëtare jo e përhershme e KS të OKB-së, njofton nga selia e OKB-së.

Për këtë qëllim që dy ditë në New York gjendet shefja e dioplomacise shqiptare znj.Olta Xhacka e shoqeruarnga ambasadorja ne OKB znj.Besiana Kadare. Një lobim intensiv për ta pasur Shqiperine në familjen 15 anetareshe të KS të OKB-së ka bërë edhe misoni shqiptar pranë OKB-së në Gjenevë me stafin e saj, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga pallati OKB-së.

Edhe pak orë dhe Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Në New York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në New York. Ditën e djeshme Xhaçka është pritur nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, me përfaqësuesit e përhershëm të atyre vendeve që për dy vitet e ardhshme do shërbejnë në Këshill së bashku me Shqipërinë, si dhe me një numër përfaqësuesish të përhershëm të vendeve të tjera.

Postime të ngjashme

Rama në France 24: Presim dritën jeshile për negociatat

Lea Muslija

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...