Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Një luftëtare e dyshuar e IS-it arrestohet në Gjermani

Një luftëtare e dyshuar e grupit militant Shteti Islamik, nga Gjermania, është arrestuar nën akuza për terrorizëm, sapo ka arritur në Aeroportin e Frankfurtit, thanë prokurorët.

E dyshuara, në mars të vitit 2015, në moshën 15-vjeçare, thuhet se ka udhëtuar për në Siri për t’iu bashkuar IS-it dhe më pas ajo është martuar me një anëtarë të grupit terrorist. Sipas prokurorëve, ajo së bashku me bashkëshortin e saj, kanë mbajtur si skllave për një kohë një grua Yazidi dhe më pas e kanë shitur atë, raporton Dpa.

Yazidit janë një minoritet që kanë vuajtur nën sundimin e IS-it. Prokurorët thonë se e dyshuara dhe burrin e saj kanë dy fëmijë. Ata më 2017 ishin shpërngulur në qytetin Raka deri kur IS-i humbin kontrollin e këtij qyteti në fund të po atij viti.

E dyshuara, së bashku me fëmijët e saj ishte vendosur në një kamp refugjatësh më 2019. Ajo qëndroi aty derisa u kthye në Gjermani.

Në mesin e akuzave që rëndojnë ndaj saj janë edhe bashkëngjitja në një grup të huaj terrorist si dhe krime kundër njerëzimit, tha Zyra e Prokurorit.

Urdhër-arresti ndaj të dyshuarës është lëshuar në muajin maj të këtij viti. Sipas gazetës Der Spiegel, gruaja është kthyer në Gjermani gjatë kësaj fundjave. Edhe dy gra të tjera që janë kthyer nga Siria, sipas gazetës, janë duke u hetuar nga autoritetet gjermane, por Zyra e Prokurorit në Gjermani nuk ka pranuar që të komentojë për këtë rast.

Postime të ngjashme

Di Maio: Bashkëpunim më i fortë italo-amerikan në Libi

S.B.

Mbretëria e Bashkuar përgatitje për fazën e dytë të programit të vaksinimit

S.B.

Pakistani do të marrë 15 milionë vaksina kundër COVID-19 nga Gjermania

S.B.

OKB: Birmania mund të jetë Siria e radhës

S.B.

Londra: Dallime të mëdha me BE për marrëveshjen e Irlandës së Veriut

S.B.

Putin refuzon takimin me presidentin ukrainas, V. Zelensky

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...